Papa Françesku tha se njerëzimi po kërcënohet nga abuzimi i pushtetit, duke iu referuar luftës në Ukrainë.
“Edhe një herë njerëzimi kërcënohet nga një abuzim i pushtetit dhe interesave partiake, i cili i dënon njerëzit e pambrojtur të vuajnë të gjitha format e dhunës brutale”, u shpreh ai.
Papa Françesku e shkruan këtë në një mesazh drejtuar Imzot Gintaras Grusas, kryepeshkop i Vilniusit.