Ish-presidenti i Republikës dhe një nga figurat më të rëndësishme në Partinë Demokratike, Bujar Nishani, ka reaguar pas intervistës së dhënë nga kryeministri Edi Rama, ku ky i fundit ka dhënë vlerësime për figurat politike në vend.
Nishani shprehet se Basha është model tjetër nga Rama, se lideri demokrat nuk mban armiqësi dhe nuk bën pazare. Sipas ish-kreut të shtetit, për kreun e qeverisë aktuale nuk ka alternativë tjetër, përpos dështimit dhe degradimit.
Postimi i ish-presidentit të Republiikës Bujar Nishani:
Platforma dhe përpjekja mediatike e Edi Ramës për të goditur dhe zvetënuar figurën e Lul Bashës është e mirë llogaritur dhe mirë pregatitur.
Por ajo nuk ka alternativë tjetër veç dështimit dhe degradimit.
Kjo, për shumë arsye, por më kryesorja është vetë ekzistenca para shqiptarëve e Edi Ramës, me tërë formatin që ai ka !
Edi Rama përpiqet mediatikisht t’u imponohet shqiptarëve si një ndër figurat politike apo liderët shtetëror në historinë e këtij vendi.