Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit për rritjen e çmimeve të shportës, ku Shqipëria renditet e tret. Në një postim në Facebook, kryedemokrati thotë se të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë!
Sipas Bashës, Rama ka dëshmuar në 7 vite, ndërsa premton se kur PD të vijë në pushtet do të ulë çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin.
“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!
Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj”, shkruan Basha në Facebook.