VLORË– Lumi i Vjosës ka devijuar rrjedhën normale duke dalë nga shtrati dhe duke bërë që tregu i gjësë së gjallë të përfundojë nën ujë. Konkretisht mësohet se niveli i ujit është rritur në afërsi të urës së Mifolit duke sjëllë përmbytje në zonën e tregut.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë Shqipërinë ditën e sotme duke bërë që zona të qyteteve të ndryshme të përmbysen dhe rrugët të jeë të pakalueshme për mjetet.