Një xhami në qytetin e Lushnjes është sulmuar me sende të forta nga disa persona ende të paidentifikuar. Policia bën me dije se ka nisur një hetim në lidhje me sulmin pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku.
“Nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.