• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ma! Të urrej! Shënimi i një nëne

19/03/2021
in Virale
0
Ma! Të urrej! Shënimi i një nëne

Ma! Të urrej!
Ka patur ditë kur vajzat e mia, me gjithë zemërimin që mund të mbajë kraharori i një fëmije, më kanë thënë “Të urrej!”. Pastaj kanë përplasur derën e dhomës së tyre me forcë dhe kanë qëndruar ashtu për minuta të tëra. Ndonjë herë, edhe për orë të tëra.
Ka qenë një ushtrim i vërtetë për mëmësinë time. Me kalimin e kohës kam mësuar se sa shumë mund të përmbajë të ngërthyer brenda saj deklarata “Ma! Të urrej!”.
Si fillim, gjëja më e natyrshme ishte ta merrja fjalinë në kuptimin e saj të parë. Dhe jam ligështuar. Dhe jam tronditur. Dhe kam vënë në pikëpyetje shumëçka isha dhe bëja si një nënë e re. Gjithçka që lexoja nga ajo fjali ishte që vajzat nuk më donin. 😢
Pak nga pak, fillova të rritem. Nëna brenda meje u rrit njëkohësisht me gruan, bijën, psikologen, kolegen dhe pjesëza të tjera të miat.
Nuk e di tamam kur ndodhi për herë të parë, por unë mësova ta lexoj “Ma! Të urrej!” jo më si një deklaratë (mos)dashurie për mua.
“Ma! Të urrej!” ishte një thirrje për ndihmë; një thirrje për të më tërhequr vëmendjen se vajzat e mia me diçka po luftonin brenda vetes; një formë revolte; një trajtë prove për të kuptuar nëse ishin rritur edhe një hap më shumë…
“Ma! Të urrej!” ishte një ushtrim i vështirë vetpërmbajtjeje dhe durimi për mua. Me kalimin e kohës, çdo herë që vajzat ma thoshin këtë, unë e dija se duhet të bëja durim dhe të mos reagoja. Të prisja ashtu, me zemrën mbi kraharor, derisa ato të vendosnin të dilnin nga dhoma dhe të donin të flisnin me mua. Dhe të më tregonim mes lotëve dhe zemërimit arsyen e vërtetë pas asaj deklarate.
Dhe pastaj flisnim për zemërimin dhe dhimbjen, për frikën dhe ndjenjën e turpit dhe ndjenja të tjera të cilat mund t’ua kishin shkaktuar atë gjendje të ngarkuar, nga e cila mund të shkarkonin vetëm shkrepëtimën “Ma! Të urrej!”.
Tanimë, vajzat e mia janë më të rritura. Me durim dhe shumë dashuri jemi përpjekur t’iu mësojmë se të gjitha emocionet janë njerëzore dhe se mund të gjendet një mënyrë e përshtatshme për të shprehur secilin prej tyre (“Ma”-ja vazhdon të jetë kryefjala e shkarkesave emocionale 🤣🤷).

Një ditë, diku nga fillimet e përdorimit të kësaj deklarate, në shtëpinë time kishte ardhur ime më. Nuk besoj se është e nevojshme t’ju përshkruaj tronditjen e saj. U ngrit me vrik nga kolltuku të shkonte t’i thoshte mbesës se nuk flitet kështu me mamanë (lëre pastaj që mamaja isha unë, vajza e saj e përkryer 😘).
E kapa nga krahu dhe i thashë:
-Lëre mami! Lëre të qetësohet! Unë jam e lumtur që ajo shpërthen me mua në këtë mënyrë. Ajo më tregon se është shumë e zemëruar dhe e lënduar. Ajo më tregon se pret që unë t’ia lehtësoj situatën (ndoshta edhe më mendon fajtore). Mbi të gjitha, duke më thënë pa ndrojtje se më urren, më tregon se nuk ka frikë se unë do t’i mërzitem dhe do t’ia mohoj dashurinë.
Ime më, më pa me dyshim. Iu duk se i mbajta një leksion psikologjie.
Pas pak, vajza nxorri kokën tek dera: “O ma! Hajde pak!”.
U ngrita. Hyra në dhomën e saj. Dhe biseduam për nuk e di sa gjatë.
Kur dola nga dhoma, ime më po më priste në këmbë, me duar të kryqëzuara dhe më tha:
-Po ti, sa herë ke dashur të më thuash “Ma! Të urrej!”?

Shkroi: Silvana Kola- Loka

Tags: deklarata dedikuar nenesma te urrejsilvana kola loka
Previous Post

Boris Johnson: Do të vaksinohem me AstraZeneca, është e sigurt

Next Post

Largimi i të rinjve, Basha: Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale

Related Posts

E PAZAKONTË! Pronari i restorantit turk tenton të çojë në hapësirë një pjatë me qebap

E PAZAKONTË! Pronari i restorantit turk tenton të çojë në hapësirë një pjatë me qebap

01/05/2022
Videoja e truprojës që ndjek Paris Hilton me vrap në Coachella bëhet virale në TikTok

Videoja e truprojës që ndjek Paris Hilton me vrap në Coachella bëhet virale në TikTok

27/04/2022
“Kemi b*le hekuri”/ Plas gallata në internet për Veliajn

“Kemi b*le hekuri”/ Plas gallata në internet për Veliajn

26/01/2022
Pamjet e rralla të peshkut “alien” me kokën transparente(VIDEO)

Pamjet e rralla të peshkut “alien” me kokën transparente(VIDEO)

16/12/2021
Memet EPIKE në rrjet me emrin e ri të Facebook

Memet EPIKE në rrjet me emrin e ri të Facebook

29/10/2021
Greqi

Drama me zjarret në Greqi/ Çfarë fshihet pas fotos së fëmijës që u bë virale në rrjet?

12/08/2021
Next Post
Basha: Koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve e jo të Ramës dhe ministrave të tij

Largimi i të rinjve, Basha: Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.