• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Maas: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të hapen brenda këtij viti

08/06/2021
in Politikë
0
Maas: Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të hapen brenda këtij viti

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha të martën (08.06) në Berlin se nuk beson se Konferencat e Para Ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të hapen gjatë presidencës portugeze të BE-së. Ai i quajti përpjekjet që po bën aktualisht Portugalia si kryetare e radhës së BE-së për ta kaluar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në planin dypalësh një “fundament i mirë  për të arritur çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare me këto dy vende në kuadër të presidencës sllovene, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Maas: Jam optimist edhe pse po zgjat më shumë se ç’duam

“Jemi në dialog të ngushtë me Slloveninë dhe Portugalinë, në kuadër të presidencës treshe të Këshillit të BE-së, por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijojmë premisat që me çdo kusht të hapen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë jam optimist se këtë do ta realizojmë, edhe pse është e vështirë dhe po zgjat më shumë se ç’duam”, tha shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Deutsche Welle-s.

Western Balkans Summit Berlin 2021 Logo

Ministri i Jashtëm gjerman tha gjithashtu se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave. Maas kishte drejtuar të martën paradite seancën virtuale të konferencës së ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, duke parapërgatitur kështu samitin e fundit të këtij formati, që do të zhvillohet në mënyrë virtuale, më 5 korrik nën drejtimin e kancelares gjermane, Angela Merkel. Veç ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në konferencë morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit, si edhe përfaqësues të nismave të dala nga ky proces.

Solidariteti i përjetuar

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme më parë kishte vlerësuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian dhe synimin që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë të jenë anëtare të BE-së. Që kjo perspektivë është më shumë se fjalë, e tregoi edhe një herë solidariteti që tregoi Bashkimi Evropian për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga pandemia në këto vende, tha Maas në Berlin.
Maas përmendi si shembull pakon e investimeve prej 12 miliardë eurosh për rindërtimin e ekonomive, që përgatiti Komisioni i BE-së, si edhe ndihmat me vaksina. Ai tha, se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë edhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për refoma  në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “në mënyrë që këto para që po vihen në dispozicion të jenë para të mirëinvestuara edhe nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian”.Pamje nga Samiti i parë i Berlinit organizuar me iniciativën e kancelares, Merkel, gusht 2014

Vlerësim për Procesin e Berlinit

Maas përmendi gjithashtu edhe arritjet e Procesit të Berlinit, duke e cilësuar një “hap historik” marrëveshjen e planveprimit për krjimin e një tregu të përbashkët rajonal, që u arrit vitin e kaluar, në Samitin e Sofjes. Ai përmendi edhe heqjen e tarifave të roamingut të telefonisë, si diçka pozitive  si edhe shkëmbimet e të rinjve në kuadër  të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit të Rinisë, RYCO, por ai vuri në dukje se ka ende hapa për të bërë për të realizuar marrëveshjet e tjera të arritura, si lëvizja e lirë dhe njohja e ndërsjellë e diplomave profesionale.

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014. Synimi i tij ishte përmirësimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi. Shumë nisma të marra në Procesin e Berlinit megjithatë nuk kanë arritur rezultatet e duhura, për shkak të çështjeve statusore ende të pazgjidhura mes shteteve në rajon./DW

Tags: albanewsheiko maasMinistri gjerman i Punëve të Jashtmenegociatat me shqiperine
Previous Post

Përjashtimi nga aktivitetet e Kuvendit, gazetarët njoftojnë protestë

Next Post

Pas shkarkimit, Voltana Ademi nuk njeh vendimin: Eksponentë të PS tentuan të dëmtojnë Demokracinë

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Pas shkarkimit, Voltana Ademi nuk njeh vendimin: Eksponentë të PS tentuan të dëmtojnë Demokracinë

Pas shkarkimit, Voltana Ademi nuk njeh vendimin: Eksponentë të PS tentuan të dëmtojnë Demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.