• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

MAFIA E PLEHRAVE/ PD: RAMA, VELIAJ E AHMETAJ ÇOJNË ÇDO VIT 11 MLN EURO NË PARAJSAT FISKALE

24/10/2020
in Politikë
0
Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi

Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa dhe kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi ka vijuar denoncimin e aferës së inceneratorëve.

Sipas tyre, përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, INA ZHUPA DHE BELIND KËLLIÇI

BELIND KËLLIÇI, KREU I FRPD:

Jemi sot sërish këtu. Në një skenë krimi, në Landfillin e Sharrës. Aty ku 4 vite më parë humbi jetën i riu 17-vjeçar Ardit Gjoklaj.

Një ngjarje kriminale kjo, për të cilën sot 4 vite më pas nuk ka ende asnjë të dyshuar, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe nuk ka tashmë qytetar shqiptar që nuk e di se si e mbylli Erion Veliaj procedurën gjyqësore dhe se cila është kompania që përfiton të gjithë tenderat në Bashkinë e Tiranës pas mbylljes të kësaj çështjeje.

Por sot në fakt kemi ardhur këtu për t’ju shpjeguar një skemë tërësisht kriminale. Skemën e mafies së plehrave, e cila është e ngritur nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, elementë të “Ndraghetës” dhe bandës së Lushnjës, dhe lidhet drejtpërdrejtë me grumbullimin, transportin e plehrave, landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës.

Përmes kësaj skeme kriminale, Rama-Veliaj, transferojnë përmes sekserëve të tyre çdo vit plot 11 milion euro në parajsat fiskale. Çdo ditë në këtë landfill, në mënyrë të pakontrolluar, pa verifikime, me mungesë të plotë transparence, faturohen plotë 650 ton mbetje urbane ditore.

Edhe një herë, çdo ditë këtu faturohen 650 ton mbetje, duke i kthyer kështu kryeqytetasit, qytetarët e Tiranës, në konsumatorët më të mëdhenj se qytetarët francez apo qytetarët gjerman. Nga kjo skeme mafioze, Rama-Veliaj përmes Mërtirit, marrin 25 milion euro për ton mbetje urbane të faturuara pa TVSH. Dhe sot që ne flasim, Rama-Veliaj përmes kësaj skeme mafioze, kanë monopolin e plotë të dherave, të mbetjeve inerte, të mbetjeve industriale dhe të materialeve ricikluese.

Skema mafioze e plehrave e menaxhuar dhe e ngritur nga Rama-Veliaj, Arben Ahmetaj, “Ndragheta” dhe banda e Lushnjes, i merr qytetarëve të Tiranës 11 milion euro në vit duke shtuar fiktivisht sasitë e mbetjeve në fatura. Por kjo skemë kriminale merr dhjetëra, miliona euro të tjera për shkak të pozitës që ka. Ky biznes sot, si monopol në tregun e vendit.

INA ZHUPA, ZËDHËNËSE E PD:

Shteti po bën gjithçka që t’i garantojë këto pozita monopol që i ka dhë të sekserit të vet Mirel Mërtiri fitimet më të mëdha të mundshme.

Shteti është vënë në dispozicion dhe ka krijuar mekanizma të tilla që çdo para të vijë dhe të mblidhet pikërisht në këtë landfill mbrapa nesh.

Konkretisht, nëse ti je një i varfër apo një anëtar i komunitetit rom, që nxjerr bukën e gojës duke mbledhur kanaçe nëpër vendet e grumbullimit të mbetjeve, policia të dënon, policia të diskriminon, policia të merr mjetet e tua të punës sepse këta duan që ricikluesit, kompanitë e riciklimit të jenë të detyruara që të vijnë të blejnë mallin dhe lëndën e parë vetëm në landfillin e Mirel Mërtirit, sekserit të Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt.

Asnjë nuk do kalojë pa marrë dënimin e merituar nga drejtësia. Treshja Rama-Ahmetaj- Veliaj, të cilët janë në krye të kësaj skeme kriminale mafioze, do të dalin para drejtësisë, në mos sot nesër.

Skema që qarkullon 400 milion euro për të pasuruar, nuk dihet se kush janë pronarët e vërtetë, kjo skemë është vënë e gjitha në shërbim të Ramës, Ahmetajt dhe Veliajt të cilët bëjnë çdo ditë gjenocid me qytetarët, me bizneset e këtij vendi për t’ju hequr kafshatën e gojës, ndërkohë që ata vetë pasurohen me paratë e taksave tona.

Tags: Ahmetajardit gjoklajbelind kellicierion veliajina zhupaparajsat fiskale
Previous Post

“4 MUAJ SFIDË”/ SOT BLLOKOHET QARKULLIMI TEK SHESHI ‘SHQIPONJA’, RRUGËT DEVIJUESE

Next Post

SILVA BINO PAS SHËRIMIT NGA COVID: NUK MBUSHESHA ME FRYMË, MË MUNGONTE OKSIGJENI

Related Posts

Sjellja ndaj gazetarit, reagojnë 6 organizata ndërkombëtarë: Hiqni menjëherë kufizimin! Përmbahuni!

Sjellja ndaj gazetarit, reagojnë 6 organizata ndërkombëtarë: Hiqni menjëherë kufizimin! Përmbahuni!

06/07/2022
Rama intervistë për median holandeze: BE-ja ka humbur dy kriza pa bërë asnjë hap përpara, lufta është shansi i tretë

Rama intervistë për median holandeze: BE-ja ka humbur dy kriza pa bërë asnjë hap përpara, lufta është shansi i tretë

06/07/2022
Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon

Një ditë para 7 korrikut, Berisha: Nesër protestë epike! Temperaturat janë të larta, por më e lartë është urrejtja popullore

06/07/2022
Rama për takimin me Rutte: Shqipëria dhe Holanda propozim të përbashkët për komunitetin e ri politik europian

Rama për takimin me Rutte: Shqipëria dhe Holanda propozim të përbashkët për komunitetin e ri politik europian

06/07/2022
Zjarret në vend, Meta: Thirrje institucioneve të marrin masa

Zjarret në vend, Meta: Thirrje institucioneve të marrin masa

06/07/2022
Delegacioni shqiptar në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Gjiknuri: Në fokus rezolutat për dënimin e agresionit rus

Delegacioni shqiptar në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Gjiknuri: Në fokus rezolutat për dënimin e agresionit rus

04/07/2022
Next Post
Silva Bino

SILVA BINO PAS SHËRIMIT NGA COVID: NUK MBUSHESHA ME FRYMË, MË MUNGONTE OKSIGJENI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Më në fund, WhatsApp bën ndryshimin e radhës për përdoruesit

    Më në fund, WhatsApp bën ndryshimin e radhës për përdoruesit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vala e të nxehtit po përfshin Europën, thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta dhe benzina

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Sjellja ndaj gazetarit, reagojnë 6 organizata ndërkombëtarë: Hiqni menjëherë kufizimin! Përmbahuni!

Sjellja ndaj gazetarit, reagojnë 6 organizata ndërkombëtarë: Hiqni menjëherë kufizimin! Përmbahuni!

06/07/2022
Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore

Ish-presidenti rus Medvedev anulon përdorimin e armëve bërthamore

06/07/2022
200 mijë lek për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

200 mijë lek për një varr, kush janë të arrestuarit! Në pranga përgjegjësi i varrezave të Tufinës

06/07/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.