Një 20-vjeçar është përfshirë në një aksident, ndërsa ka qenë duke udhëtuar me makinë.
Policia njofton se gjatë orës 22:15 ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumin e Lanës.
Fatmirësisht i riu ka marrë vetëm dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, ku po merr edhe ndihmë mjekësore.
Informacion paraprak
Me datë 08.12.2020, rreth orës 22:15, mjeti me drejtues shtetasin A.P, 20 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge, ku ka përfunduar në lumin e Lanës. Drejtuesi i mjetit ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.