LIBRAZHD– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Makina që po udhëtonte në këtë aks rrugor, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur jashtë saj.
Për pasojë drejtuesi i mjetit është plagosur. Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërsa grupi hetimor dhe policia janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për daljen e mjetit nga rruga është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte dhe lagështira në rrugë.