Policia e Tiranës njoftoi se në zonën e Bathores nga makinë me drejtuese një vajzë me iniciale I. M., ka aksidentuar një vajzë të mitur vetëm 5 vjeç me iniciale E.T.. Sipas policisë vajza e vogël ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.5, për veprime të mëtejshme hetimore. Policia tha se një grup hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.