Një shofer 30 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugë Ballejë-Krastë në zonën e Bulqizës.
Sipas policisë, i riu humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën.
Bulqizë/informacion paraprak
Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç, banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.