LEZHË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj 25-vjeçarit Eduart Pica. 3 vite më parë ai ka qënë ndaluar në një aksident të ndodhur në zonën e Fushë Krujës, ku si pasojë ndërruan jetë dy persona.
Ai u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka qenë gjyqtarja Enkelejda Hoxha ajo që i ka dhënë pafajësinë në 2018.
Pika ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me makinën e Picës dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.
Për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.
Dyshohet se sulmi ndaj tij ka lidhje me ngjarjen pak kohë më parë, ndërsa autorët por kërkohen nga Policia. Për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, Policia ka sekuestruar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë për të kapur detaje nga mjeti me të cilin u larguan autorët.