Një person ka humbur jetën si pasojë e në aksidenti, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 03:00 në superstradën Lezhe-Milot pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjinit.
Drejtuesi i mjetit, i cili ndërroi jetë si pasojë e aksidentit në Lëzhë është shtetasi Denis Dedgjoni 24 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri Ndue Pjetri.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se një automjet tip Benz ku udhëtonin dy persona ka dale nga rruga dhe ka përfunduar pranë ambienteve të një biznesi.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.