Makina tip “BMW 750IL” i vitit 1996, në të cilën Tupac Shakur u qëllua katër herë, 25 vjet më parë, po shitet për 1.7 milion dollarë, raporton “TMZ”.
Muzikanti legjendar ishte ulur në sediljen e pasagjerit kur ra viktimë e një sulmi në Las Vegas, Nevada. Makina e tij tani ka dalë në ankand nga një tregtar pasi u restaurua.
Vrimat e plumbave janë riparuar dhe ‘rikthyer në gjendjen origjinale’. Makinën po e ngiste producenti Suge Knight kur ata u qëlluan. Dyshja sapo kishin dalë nga një kazino, ku kishin parë një ndeshje boksi.
Shakur, 25 vjeç, u godit në gjoks, krah dhe kofshë nga katër fishekë të kalibrit 0.40 që dolën nga një pistoletë. Ai vdiq në spital nga plagët e tij gjashtë ditë më vonë.
Vrasësi nuk është kapur kurrë edhe pse ekzistojnë teori të shumta mbi identitetin e tij. Pronarit të ri të makinës do t’i sigurohet dokumentacioni që vërteton historinë e tij. Kjo përfshin një certifikatë që tregon se është blerë për herë të parë nga “Death Roë Records”, e themeluar nga Knight. Numrat identifikues të automjetit përputhen edhe me dokumentet origjinale.
Ajo ka pasur disa pronarë pas të shtënave, por të fundit vendosën ta restauronin atë plotësisht. Policia e Las Vegas konfiskoi makinën pas vrasjes dhe e shiti në ankand, para se të kalonte nëpër disa koleksionistë.
Makina u shfaq më parë në shfaqjen televizive “Pawn Stars” në 2018, me çmim 1.5 milion dollarë (1.1 milion £).
Shakur, i njohur gjithashtu si 2Pac, konsiderohet gjerësisht si një nga reperët më me ndikim të të gjitha kohërave. Ai ka shitur më shumë se 75 milionë rekorde deri më sot, shumicën pas vdekjes.