Një këmbësore ka mbetur pa ndjenja për shkak të përplasjes nga një minikuper në terminalin e autobusëve në Korçë. Mësohet se e aksidentuara është një vajzë e re, e cila është transportuar për në spitalin e këtij qyteti, por nuk dihet ende gjendja e saj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.