Gjatë fjalës së saj si e thirrur në interpelancë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri një rezyme të punës 9 mujore në përballje me pandeminë e Covid, që ajo e quajti një luftë të vërtetë.
Manastirliu tha se investimet kanë qenë të shumanshme, që nga mbrojtja e personelit, bonusi për ta, pajisja e spitaleve Covid me respiratorë e sistem oksigjenimi, deri tek shtimi i shtretërve nëpër spitale si dhe krijimi i sistemit të Urgjencës Kombëtare.
“Ju drejtohem me zemër: Mos ejani vonë në spitale mos u frikësoni se nuk ka shtretër, ata që sot flasin e lanë shëndetësinë gërmadhë! Mos i dëgjoni ata që s’janë kujdesur ndonjëherë për ju, besoni tek ekspertët, për të ndihmuar njëri-tjetrin në këto momente të vështira”,- u shpreh Manastirliu.