Maqedonia e Veriut regjistroi të shtunën 26 të vdekur nga koronavirusi dhe 530 raste të reja të të infektuarve.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga këto qytete: shtatë në Shkup, katër në Prilep, tre në Ohër dhe Strugë, nga dy në Strumicë, Manastir, Gostivar dhe nga një në Kumanovë, Dellçevë dhe Tetovë.
Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,999 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Të shtunën u raportua po ashtu për 538 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave, ulja e numrit të të infektuarve vazhdon, sikur edhe e testeve të bëra. Ulje shënoi edhe numri i viktimave, nga 35-40 sa ishte para tri javësh, në nën 30 viktima në ditë.Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për rënien e numrit të personave të shtrirë nëpër spitalet e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat e Qendrës Universitare në Shkup u shtruan më pak se 100 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që po trajtohen aktualisht është 1,044, shkruan Rel.
Në Maqedoninë e Veriut, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 81,425.
Prej tyre, 2,427 pacientë kanë humbur jetën, 58,720 janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 20,278.