Raportohet se gjatë armëpushimit në territorin e fabrikës së çelikut Azovstal, trupat ruse qëlluan mbi një makinë që po transportonte civilë për t’i evakuuar ata nga fabrika. Një ushtar ka mbetur i vrarë dhe 6 të plagosur.
“Armiku vazhdon të shkelë të gjitha marrëveshjet dhe të mos respektojë garancitë e sigurisë për evakuimin e civilëve”, thuhej nga batalioni Azov në një postimi në Telegram.