Mehmet Qema, 27-vjeç i cili u vra me armë zjarri nga miku i tij kishte më pak se një muaj që ishte kthyer nga Britania.
Autori i vrasjes është identifikuara si Marjus Dema, 28 vjeç, i cili është miku i viktimës dhe është vetëdorëzuar tashmë në polici. Autori u soll në vendngjarje disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i traumatizuar.
Momenti i videos së të rinjve duke qëndruar në lokal dhe duke luajtur me armë, është bërë publike. Tashmë i gjithë grupi ndodhen në duart e drejtësisë, aty po merren në pyetje për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.
Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.