Tiranë- Në Konferencën për mediat, presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur nè lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për të kaluar në parlament të pandryshuar Kodin Zgjedhor.
Meta komentoi gjithashtu edhe kërkesën për ndihmë nga Komisioni i Venecias lidhur me kalimin e Kodit Zgjedhor të pandryshuar në parlament.
“Unë si president kam marr në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria.Presidenti i ka sytë nga populli, e dimë që Venecia është shumë i rëndësishëm, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shpresoj të ketë një reflektim. Presidenti në cdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve.” u shpreh Meta.