Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendi i bëri thirrje deputetëve, edhe atyre të opozitës që të votojnë projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës për të dënuarit.
Manja theksoi se kjo marrëveshje do i japë mundësi shtetasve shqiptare që vuajnë dënimin në burgjet e Britanisë që të zgjedhin nëse duan të transferohen në vendin e tyre, për të qenë afër familjarëve.
“Projektligji i ratifikimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Britanisë dhe Irlandës, është një nga instrumentet më të rëndësishëm që po miratojmë në fushën e çështjeve ndërkombëtare, dhe veprave penale. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Shqipëria rrit bashkëpunimin efektiv me fushën penale. Autoritetet e huaja i japim mundësi autoriteteve shqiptare mundësi, në kuadër të reformës në drejtësi. Kjo marrëveshje lehtëson rinitegrimin social të shtetasve që vuajnë dënimin në shtetin tjetër. Me këtë marrëveshje garantojmë se shtetasit shqiptarë që janë të dënuar në Britani, të vijnë dhe të vuajnë dënimin në Shqipëri, ku do të jenë afër të afërmeve të tyre.
Ne kemi një marrëveshje me Britaninë në 2013, por ka qenë e vështirë që të ratifikohej për shkak të qasjes, duke u nisur dhe nga sistemet e ndryshme ligjore që dy shtetet kanë. Ndaj nisi një rrugë negocimi për një marrëveshje të re. Kjo marrëveshje rregullon ato aspekte procedurale. Në marrëveshjen e re janë përcaktuar procedurat që ndiqen nga shtetet kontraktuese, vazhdimin e dënimit dhe të drejtat e trajtimit të personave të dënuar. Janë rregulluar dispozitat dhe përkthimin e akteve dhe dokumentacioneve që shteti marrës kërkon informacione, që duhet t’ja japë shtetit transferues, kur kërkohet transferim. Besoj fortë se kjo marrëveshje, rrit në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e bashkëpunimit në fushën penale. Na bën partnerë më të besueshëm dhe i hap rrugë bashkëpunimeve të ngjashme dhe me vende të tjera të BE. Ju ftoj që ta votojmë se bashku këtë marrëveshje”, tha Manja.