Gjykata e Shkodrës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmidin Dylin, dy personat e plagosur në masakrën e Velipojës, disa ditë më parë, ku mbetën të vrarë 4 të tjerë.
Seanca është mbajtur në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të plagosurve. Prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për të miturin, 17-vjeçarin Elmilind Dyli por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata. Në seancën e sotme, dy të plagosurit kanë zgjedhur që të mos japin asnjë deklarim lidhur me çfarë ndodhi mbrëmjen që humbën jetën 4 personat.