• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Masakrimi i gruas në Librazhd/ I shoqi e kishte kërcënuar me vrasje edhe në komisariat

10/06/2021
in Aktualitet
0
Masakrimi i gruas në Librazhd/ I shoqi e kishte kërcënuar me vrasje edhe në komisariat

Vrasja makabre Menturie Bicit në fshatin Dragostunjë të Librazhdit duket se ka qenë një krim i paralajmëruar.

Ish-kryeplaku i fshatit, Librazhd Katund nga vinte 53-vjeçarja Bici, ka deklaruar se çifti kishin konflikte të vazhdueshme dhe kishin përfunduar edhe në Komisariatin e Policisë. Madje shton ai, në një rast, 56-vjeçari Qemal Bici e ka kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij edhe në ambientet e Komisariatit lokal të Policisë.

“Unë i njoh shumë mirë si familje. Nëna e saj shpesh herë më ka thënë se bashkëshorti ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së saj, por që nuk ka gjetur mbështetje. Ekzekutori në komisariat ka deklaruar se do e vrasë bashkëshorten dhe nuk është marrë asnjë masë. Ai ka kryer një krim makabër dhe shteti nuk ka reaguar”, ka deklaruar ai.

Ish-kryeplaku Bujar Kojku, thotë gjithashtu se dhuna midis çiftit ishte prezente vite më parë të paktën nga 2011-ta e më pas, ndërsa shton se shqetësimet ia kishte shprehur nëna e viktimës.

“Nëna e viktimës nga 2011-ta deri në 2016-ën kur isha kryeplak, vazhdimisht më njoftonte se kishte probleme dhe ka denoncuar në Polici, por nuk ka pasur mbështetje. Policia e merrte në pyetje dhe më pas lihej i lirë. Tashmë është e dukshme se pasojat janë të hershme.

Nisur nga gangrena që ka vuajtja ka pasur në Dragostunjë dhe duke parë se fshati i saj ishte një fshat armiqësor me të ku nuk gjeti mbështetje dhe as nga mungesa e marrjes së masës nga Policia kemi sot dy viktima. Nuk ka ku të shkojë më keq familja shqiptare, duke u goditur familja goditet dhe shoqëria, në horizont nuk duken ditë më të mira, por më të këqija”, tha më tej, citon panorama.

Krimi i rëndë u regjistrua pasditen e së hënës, ndërsa ishte djali 20-vjeçar i çiftit ai që zbuloi gjëmën në familjen e tij, duke gjetur nënën të masakruar më sëpatë në banesë dhe babanë të varur në pemë jo shumë larg shtëpisë.

Çifti kishte rreth 30 vite martesë dhe kishin katër fëmijë, ku vetëm njëri prej tyre jetonte me ta.

Paraprakisht, dyshohet se krimi ka ndodhur për motive xhelozie, pasi dyshonte se gruaja e tradhtonte me ish-drejtorin e shkollës së fshatit, i transferuar vitet e fundit si mësues në një tjetër shkollë të Librazhdit.

Pavarësisht transferimit, konfliktet midis çiftit kishin vazhduar, pasi burri dyshonte se bashkëshortja e vazhdonte lidhjen, konflikt i cili kulmoi pasditen e së hënës që përfundoi me vdekjen e të dyve. Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur në banesën e çiftit para aktit tragjik të vrasjes, pasi ata kanë qenë të vetëm në shtëpi.

Tags: dragostunjelibrazhdmasakroi gruan me sepatementurie biciqemal bici
Previous Post

I shpallur “non grata” nga SHBA, Berisha kujton takimin me George W Bush në Tiranë

Next Post

Shpërthim me eksploziv në një objekt në ndërtim në Vlorë

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
Shpërthim me eksploziv në një objekt në ndërtim në Vlorë

Shpërthim me eksploziv në një objekt në ndërtim në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.