E ftuar në emisionin ‘Quo Vadiz’, të gazetares Pranvera Borakaj në Vizion Plus kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar masat e reja të bëra publike nga komiteti i ekspertëve.
Ajo tha se këto kufizime nuk i shërojnë shqiptarët si dhe nuk i rrisin ekonominë. Kryetarja e LSI vuri theksin tek mungesa e ndihmës financiare për bizneset dhe qytetarët ndërkohë që mori shembuj të vendeve fqinje që kanë dhënë disa paketa ndihmash.
‘Unë, nuk dua të bëhem eksperte shëndetësore, por dua të them vetëm diçka, keqmenaxhimi i kësaj situate, mungesa e përgjegjshmërisë shtetërore, institucioneve shtetërore, mungesa e përgjegjshmërisë, përkushtimit të njerëzve pranë kryeministrit, do të sjellin, e do të vazhdojnë të sjellin vendime absurde, të cilat, unë mendoj që nga ora 10 e darkës, 5 e mëngjesit apo 8 e darkës, këto lloj kufizimesh lëvizjeje, nuk i shërojnë shqiptarët nga Covid, nuk shtojnë mundësitë financiare që shqiptarët të kenë mundësi për të paguar qoftë shërbimet në shtëpi, apo ilaçet që janë të shtrenjta.
Ajo që unë dua të theksoj dhe që më vjen shumë keq, shqiptarët çdo ditë e më shumë përballen me një presion psikologjik, depresion të shoqërisë jo vetëm nga ana emocionale dhe ana e panikut që ka brenda vetes së tyre, por edhe nga mungesa e shpresës që vjen, që në raste të tilla janë raste lufte, për shkak të situatës, mënyrës se si është menaxhuar, njerëzit nuk kanë asnjë lloj orientimi të qartë se çfarë duan të bëjnë.