Tiranë- Gjykata e Tiranës lë në burg sanitaren e spitalit COVID 2 Tire Alldervishi, e akuzuar për mashtrim pas skandalit me një paciente të këtij spitali, vajzës të së cilës i ka marrë 8 mln lekë duke u hequr si infermiere.
Alldervishi është shfaqur në Gjykatë pa avokat, teksa e shoqëruar nga një efektive policie ka deklaruar se e ka lajmëruar avokatin por nuk i di arsyet që ai nuk ka ardhur. Me kokën ulur ajo ka pritur vendimin e gjykatës, e cila ka vendosur të lërë në burg 58-vjeçaren.
Për sanitaren, Prokuroria ka kërkuar caktimit e masës së sigurisë ” “arrest në burg.”