• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“Mashtrusa dhe legena! Keni zhvatur shqiptarët!” Hajdari u drejtohet me tone të ashpra politikanëve

23/03/2021
in Politikë
0
“Mashtrusa dhe legena! Keni zhvatur shqiptarët!” Hajdari u drejtohet me tone të ashpra politikanëve

Tiranë- Deputetja opozitare, Rudina Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj politikanëve, gjatë seancës së sotme plenare.

Hjadari, tha se fshatrat e qarkut të Elbasanit, edhe pse perla të natyrës, janë lënë në harresë nga qeveria. Ajo theksoi se prej 30 vite, si PD e PS nuk kanë bërë asgjë për vendin, por e kanë lënë në harresë të plotë.

Gjithashtu, Hajdari i cilësoi politikanët e këtyre 30 viteve të fundit si “mashtruesa dhe legena”.

“Ajo që do të vë në dukje për ta ilustruar këtë që sapo thash, në këto 30 vite qoftë këto që janë në këtë sallë qoftë ata jashtë, nuk kanë siguruar minimumin për shqiptarët. Ato që janë më elementare, rrugët, ujin dhe energjinë elektrike. Nëse nuk më besoni për këtë që sapo thash, hajeni me mua dhe vizitojmë fshatrat e Çermenikës, Gjinarit, Tunjës, Sultës, Selitës, Mollasit, Greqanit dhe shumë e shumë fshatra që janë në zonën e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit. Janë fshatra të harruara. Ku prej dy palë zgjedhjesh refuzojnë të votojnë. Të gjithë rrahin gjoksin më të madhe dhe thuhet se do u bëjmë rrugën, por nuk hedhin as një grusht zhavorr. Në Çermenikë nuk ka ujë të pijshëm, ujë vaditës, atje buhet për ujë, ndërkohë malet përreth vetëm rrjedhin ujë. Por ato janë dhënë për koncesione për një grup njerëzish. Hajde shkojmë në Gjinar, një perlë të Shqipërisë, por sapo shkon atje të bie në sy qendra e shkatërruar, që ka vetëm baltë. Në Gjinar çdo fundjavë shkojnë 600 turistë, por qeveria nuk ka vendosur dorë fare atje, që të lijojë turistët të shijojnë Gjinarin. Shtetarët tanë kanë vjedhur pyjet, për veten e tyre, shkojnë të gjithë fitimet që marrin nga këto pyje i fusin në xhepat e tyre. Kur bie fjala për të paguar energjinë elektrike, çdo gjë që i takon bashkisë aty i ke, gati tu. Por kur bie fjala për të bërë investime, asgjë nuk bëhet. Kjo është e vërteta. Shko në Tunjë sot, një fshat që rrit levando në male, të shkosh atje 14 km rrugë dhe të mos bëhet asnjë investim, më thoni si e keni bërë në 30 vite. A nuk keni turp se si e keni bërë këtë vend. Duhet ta kishit bërë me kohë këtë gjë, na takon ne ta bëjmë sepse Shqipëria do të ecë përpara. Nuk do të mbajmë ne kusurin e legenëve e mashtruesve që s’kanë bërë asgjë për Shqipërinë për 30 vite. Elbasani është djepi i kulturës, por atje numërohen shumë shkolla të mbyllura. Sot Elbasani është qyteti më i varfër pas Kukësit. Ju nuk keni bërë asgjë dhe kërkoni një mandat të tretë, për çfarë për të larë mëkatet. Sot një banorë i thjeshtë që jeton në këto fshatra, që duhet të ecë 20 km për në Elbasan, të ketë një problem shëndetësorë vdes rrugës. Ju në Shqipëri keni parë vetëm veten tuaj. Të gjitha pasuritë natyrore, floriri, uji, nuk kanë ngjyrë për ju, kushdo që kanë ardhur kanë dhënë koncesione. Kjo është e vërteta. Ndaj, kur ju përvetësoni taksat e shqiptarëve nuk doni të dini a janë të majtë apo të djathtë. Sa herë të jeni në qeveri një avaz keni. E pësojmë të gjithë njësoj, kur ju përvetësoni naftën, taksat, lumenjtë, ju përvetësoni të ardhmen e fëmijëve tanë. Unë kam thirrje për shqiptarët, boll u zutë për këta, sepse janë bashkë dhe kanë qenë gjithmonë bashkë. Ne duhet të luftojmë dhe të bëhemi bashkë kundër këtyre politikanëve që kanë zaptuar vendin. Ju nuk keni idealizma, por vetëm dëshirën për të vjedhur”, tha Hajdari.

Tags: albanewskuvendi sotRUDINA HAJDARIseanca plenare
Previous Post

Pas Elbasanit, ambasadorja Kim viziton Shkodrën, takime me drejtuesit politikë

Next Post

E rëndë në Fier! Ishte duke punuar, 74- vjeçari bie në pus dhe mbytet

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
E rëndë në Fier! Ishte duke punuar, 74- vjeçari bie në pus dhe mbytet

E rëndë në Fier! Ishte duke punuar, 74- vjeçari bie në pus dhe mbytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kur do të rikthehen ditët me diell? Parashikimi i motit për javën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.