Pasi protestuan mbi dy orë përpara Ministrisë së Arsimit, maturantët kanë mbyllur protestën në mënyrë paqësore dhe pa incidente.
Më pankarta në duar e thirrje ndaj ministrisë, ata kërkuan rishikim të pragut të pikëve, pasi pretenduan se provimi ishte shumë i vështirë. Edhe pse morën përgjigje nga ministrja Evis Kushi, ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish në protest ditën e nesërme.