Pas vendimit të sotëm nga Komiteti i Ekspertëve, nga dita e nesërme maturantët do të zhvillojnë mësimin në shkollë.
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar bën me dije se maturantët e shkollave të mesme në 10 bashki, nga data 1 prill nuk do të zhvillojnë mësimin online, por në klasa.
Nga DPAP sqarohet se janë marrë të gjitha masat nga ana e shkollave dhe institucioneve për të zhvilluar procesin mësimor duke marrë parasysh edhe masat anti-Covid.
Njoftimi i plotë:
Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.
Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.