Një 64-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi mbante një armë zjarri pa leje në banesë.
Mësohet se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një qytetar mbante armë zjarri pa leje në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e Ramazan Çekës në fshatin Xibrakë, Elbasan.
Si rezultat i kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve, u vu në pranga 64-vjeçari Çeka për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.