Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e mbërritjes në aeroportin ‘Nënë Tereza’, dozat e reja të vaksinës Coronavac. Ai shkruan se mëngjesin e sotëm mbërritën 340,000 doza vaksine, kjo sasi është më e madhja që ka ardhur në vend.
Kreu i qeverisë, shkruan se tashmë numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri shkon në 1,578,790.
POSTIMI:
MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani , ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.