Policia e Tiranës ka goditur një aktivitet të paligjshëm për shpërndarjen e drogave në doza të vogla. Gjatë aksionit të zhvilluar nga blutë janë sekuestruar 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një aparat celular. Ndërkohë, në pranga ka rënë poseduesi i drogës dhe parave, 21-vjeçari Xhesi Mehmeti, banues në Tiranë.
“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. M., 21 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 115 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të paketuara në qese farmaceutike, gati për shitje, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Ndërkohë, vijon puna hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike””, njofton policia.