Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 130,228,749 raste të infektuara, prej të cilëve 2,841,332 kanë ndërruar jetë.
Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga Brazili, India, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar. Vendi më i prekur në Europë është Franca, e ndjekur nga Italia, Turqia, Spanja dhe Gjermania.
SHBA me ritme të shpejta vaksinimi
Edhe pse me ritme të ngadalta për shkak të mungesave, pjesa më e madhe e shteteve në rang global kanë nisur vaksinimin. SHBA ka shënuar deri më tani 153,631,404 doza të administruara. Me të paktën një dozë janë vaksinuar 99,565,311 persona na SHBA. Me të dyja dozat janë vaksinuar 56,089,614 persona. Vaksinat e përdorura janë ato të Modernës, Pfizer dhe Johnson & Johnson.
Vaksinimi në botë
Më shumë se 610 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 7.9 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, ku shumë vende akoma nuk kanë raportuar një dozë të vetme vaksinimi.