• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Mbi 30 raste të variantit britanik të COVID në Shqipëri, disa të infektuar për herë të dytë

12/03/2021
in Aktualitet
0
Situatë e rëndë në Durrës, 30 fëmijë të një çerdhe me Covid

Në Shqipëri autoritetet njoftuan sot se janë konfirmuar rastet e para të variantit britanik të Koronavirusit. Për këtë shkak, Komiteti teknik i ekspertëve, ka vendosur të mbajë ende në fuqi të njejtat masa shtrënguese, pavarësisht se që nga fillimi i këtij muaji është vënë re një ulje e rasteve të reja pozitive.

“Rezultatet e testimeve të kryera, treguan se kampionët janë të infektuar me variantin e ri, pra rezultoi se mbajnë një shenjë të mutacionit britanik”, bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në daljen e saj publike së bashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Dyshimet e para të autoriteteve për qarkullimin e variantit britanik kishin lindur që në fillim të muajit shkurt. Disa dhjetra mostra u dërguan në një laborator të specializuar në Londër, por pa marrë ende një përgjigje.

Rastet e tanishme u konfirmuan në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), falë disa kiteve të posaçme të siguruara nga Instituti homolog i Ankarasë. “Janë disa kite të cilat lejojnë metodën PCR, për të identifikuar këtë lloj mutacioni. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë dhe mutacione të tjera, qoftë atë të Afrikës së jugut, qoftë të reja që mund të dalin në qarkullim”, shpjegoi Silva Bino, Shefe e Departamentit te Epidemiologjisë në ISHP

Bëhet fjalë për mbi 30 raste që i përkasin personave që kanë patur kontakte me njerëz që kanë udhëtuar jashtë vendit, atyre që janë infektuar për herë të dytë dhe të sëmurëve të shtruar në gjendje kritike në spitale.

Që prej fillimit të muajit mars, në vend, është rregjistruar një rënie e rasteve të reja. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico shpjegoi se janë vënë re “ndryshime në incidencën dy javore e cila ka pësuar një rënie në 405 për 100 mijë banorë nga 515. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë te 819 nga 989”. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare janë kryer 3077 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë.

Megjithatë shifrat e të shtruarve dhe humbjet e jetëve kanë vijuar të jenë të larta. Të dhënat e 24 orëve të fundit flasin për 620 pacientë, të shtruar në spitalet COVID në Tiranë dhe në tre spitalet rajonale. Prej tyre 25 janë në terapi intensive, ndërsa 12 pacientë të tjerë janë të intubuar. Ndërkohë janë 16 qytetarë, të cilët kanë humbur jetën: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç.

Një situatë e tillë dhe konfirmimi i variantit britanik, i cili ka jo vetëm një transmetueshmëri, por edhe rrezikshmëri më të lartë, sa i takon shenjave klinike që shfaq, ka bërë që Komiteti Teknik i Ekspertëve të vendosë që “masat të cilat janë propozuar me shumë vëmendje dhe që kanë dhënë efikasitetin e tyre, ne të vazhdojmë t’i mbajmë dhe për një periudhë dyjavore, në këtë status”, deklaroi Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli.

Shqipëria ndërkohë vijon vaksinimin me disa qindra doza në ditë. Ndërsa po përmbyllet vaksinimi i personelit shëndetësor, mbi 38 mijë dozat e vaksinës Astrazeneca që pritet të mbërrijnë nesër, përmes instrumentit COVAX, do të përdoren kryesisht për mësuesit./VOA

Tags: albanewscovid 19varianti britanikVoa
Previous Post

Basha i kthehet prerë Ramës: Ato që s’i bëre në 8 vjet, s’do i bësh kurrë në 4 vitet që vijnë!

Next Post

“Së shpejti, kontrata me dy vende për vaksinim masiv”, Rama: Ambicia jonë e çmendur, sezon i lehtësuar turistik

Related Posts

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

29- vjeçarja ndërron jetë pas lindjes në spitalin ‘Koço Gliozheni, burime: Kishte mpirje të këmbës, dyshohet se pësoi arrest kardiak

01/02/2023
Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Llagami: S’ishte një proces i lehtë, na mori 3 vite! Synojmë shërbim më të mirë për qytetarët

01/02/2023
Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

Futet në fuqi harta e re gjyqësore, nga sot 1 Apel në Tiranë, shkrihen 5 të tjera në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë

01/02/2023
Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon akset problematike: Tregoni kujdes të shtuar dhe pajisuni me goma dimërore

27/01/2023
U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

U dhunua për shkak të detyrës, gazetari Elvis Hila tregon si ndodhi sulmi

26/01/2023
Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

Blutë e Vlorës aksion për gjetjen e kamerave nëpër lagje! Përdoren nga grupet kriminale për të vëzhguar policinë

26/01/2023
Next Post
“Së shpejti, kontrata me dy vende për vaksinim masiv”, Rama: Ambicia jonë e çmendur, sezon i lehtësuar turistik

“Së shpejti, kontrata me dy vende për vaksinim masiv”, Rama: Ambicia jonë e çmendur, sezon i lehtësuar turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Admir Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt

    Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndryshon harta elektorale/ Tirana bëhet me 36 mandate, Dibra dhe Gjirokastra 1 më pak

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Koleksioni i vizatimeve rrëqethëse të vitit 1946, tmerri i Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fëmijëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.