Kryeministri Edi Rama në mbledhjen mes dy qeverive në Prishtinë e nisi fjalën e tij duke përmendur marrëdhënien me kryeministrin Albin Kurti, ku tha se me të ka një sinergji të veçante. Kreu i qeverisë shqiptare po ashtu foli me shifra për punët e përbashkëta ndërmjet dy qeverive. Kryeministri Rama u ndal edhe tek n
‘Unë e hoqa fjalimin e përgatitur për tu përqendruar në disa pika që evidentojnë më së miri rezultate konkrete të një bashkëpunimi konkret. Falenderoj Albinin duke thënë publikisht që në sy të gjithë atyre që na ndjekin se është një kënaqësi e veçantë. Kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë.
Dua të them disa shifra. Kur kemi nisur punë nga afër kemi pasur një volum të shërbimeve tregtare 160 mln euro, ndërsa sot shpenzojmë 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën kur shifrat marrin një lloj serioziteti. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017, 9 mln euro në 2021 139, mln euro. E fundit që dua të sjellë në vëmendje ëhstë fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike, ka qenë 16 mln i 2018. Ndërkohë jemi në 41 vitin 2021, një indikator shumë i mirë. Kemi mundësinë ta intesfikojmë dhe të shtojmë volumin e investimeve. Dua t’u kujtoj ministrave se kemi një protokoll të nënshkruar në prill në Morinë për kalimin praktik të kufirit. Në këtë sezon është e palejueshme të kemi probleme të natyrës që kemi patur vite me parë dhe radha të pafundme për shkak të kontrolleve të pafundme.
Kemi ardhur me përfaqësues të kompanive për të prezantuar studimin e Portit të Durrësit i cili shtrihet nga Durrësi në Prishtinë me Portin pritës në Durrës dhe Portin e Thatë të Prishtinës çka përben një projekt me rëndësi strategjik i cili ka brenda edhe projektin e hekurudhës. Porti ushtarak me bazë të NATO-së në Durrës.’- tha Rama.