TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka kërkuar që gjërat të përshpejtohen kur bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku përshëndet mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ambasadorja Kim thekson se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë.
“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thekson ambasadorja.