Këshilli Europian do të mblidhet sot në Bruksel. Liderët e rajonit pritet që të vendosin për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbledhja Bullgaria duket se po mban peng Maqedoninë e Veriut pasi ende nuk ka sinjal për të hequr veton për integrimin europian, duke penguar kështu edhe Shqipërinë pasi vendimi deri tani mendohet se do të jetë për të dyja vendet.
Deri më tani Komisioni Evropian vijon që të apelojë Këshillin që ta përcaktojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë datë. Vetëm një pengesë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare ka mbetur dhe ky është qëndrimi i Bullgarisë. Për arsye të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut qeveria bullgare bllokon kështu automatikisht edhe Shqipërinë, pasi pritet që përcaktimi i datës të bëhet për të dyja shtetet njëherazi.