Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë plenare për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme.
Në rendin e ditës së seancës plenare, Kuvendi do shqyrtojë projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.