Një tjetër operacion policor anti-kanabis në Tropojë është finalizuar dhe në pranga ka rënë një 31-vjeçar. Mësohet se Gëzim Prengzaj është arrestuar nga policia pasi akuzohet se kishte kultivuar kanabis në bjeshkët e fshatit Vilisht në Tropojë.Aksioni në fjalë u krye pas një hetimi dymujor.
Ndërkohë është vënë nën hetim inspektori për Pyjet dhe Mjedisit për shpërdorim detyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.