Sot, princi William dhe dukesha Kate festojnë 10 vjet martesë. Ata publikuan dy foto të ëmbla në këtë përvjetor, ndërsa nuk ka munguar as urimi i Mbretëreshës Elizabeth II.
Përmes një statusi në Twitter, në faqen zyrtare të familjes mbretërore, Mbretëresha ka uruar çiftin për një martesë të lumtur edhe në vijim.
“I uroj Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit një përvjetor shumë të lumtur të martesës. Sot bëhen 10 vjet që kur Lartësitë e Tyre Mbretërore shkëmbyen zotime në Westminster Abbey”.