• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

MBYLLEN 14 SHKOLLA, INFEKTOHEN 250 NXËNËS DHE MËSUES

27/10/2020
in Kosova
0
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me koronavirus, si në mesin e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve, 14 shkolla në Kosovë janë mbyllur, kurse mësimi ka kaluar online.

Diellza Kukaj, zyrtare për informim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, thotë se numri i nxënësve të infektuar me koronavirus është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148.

“Gjitha shkollat që tashmë janë mbyllur, kanë kaluar sipas planit C, pra mësimi po mbahet online. Ky është bilanci i të infektuarve që ne e kemi marrë ditën e premte (23 tetor) nga e gjithë Kosova, pra kemi 148 mësimdhënës dhe 130 nxënës të infektuar”, tha Kukaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka paraparë që në këtë vit shkollor, mësimi të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë apo online.

Njëra nga nxënëset që për dy javë ka vijuar mësimin online është Renea Munishi. Ajo tregon se në klasën e saj, në shkollën e mesme “Don Bosko” në Prishtinë, një nxënës doli pozitiv me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Pas kësaj, tregon Renea, mësimi u zhvendos online dhe e gjithë klasa u testua për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Ndonëse kemi dalë gjithë të tjerët negativë, ne për dy javë nuk kemi shkuar në shkollë, po mësimi ka vazhduar online. Gjatë kësaj jave kemi filluar mësimin në objekt. Ne jemi testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me teste (me metodën) PCR. Katër profesionistë kanë ardhur në shkollë dhe aty i kanë marrë mostrat e nxënësve. Nuk kemi qenë vetëm ne, ka pasur edhe nga klasë të tjera që janë testuar”, tregon ajo.

Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, mësimi po zhvillohet sipas skenarit B, apo mësimi i kombinuar, ku një grup nxënësish për një javë ndjekë mësimet nga banka shkollore dhe tjetri kyçet online nga shtëpia.

Ky skenar po aplikohet në këtë shkollë, pasi në muajin shtator, ajo u mbyll sepse katër arsimtarë dolën pozitivë me koronavirus.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi tregon për Radion Evropa e Lirë se si po zhvillohet mësimi në këtë institucion arsimor.

“Shkolla jonë ka qenë dy javë me skenarin C, pra gjithë kemi qenë në mësim online, për arsye se kanë rezultuar katër mësimdhënës pozitivë. Tash po funksionojmë sipas skenarit B. Janë dy grupe brenda ditës, ku njëri kyçet online nga shtëpia direkt në klasë dhe grupi tjetër brenda klasës. Aktualisht e kemi një nxënëse të infektuar, por që ka qenë duke mbajtur mësim nga shtëpia. Kështu që gjithçka po funksionon aktualisht mirë sa i përket mësimit”, thotë Oruqi.

Kosova pikun e pandemisë e ka arritur në muajt korrik e gusht, derisa më pas numri i të infektuarve ka shkuar duke shënuar rënie. Por, në tre javët e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,139 raste të reja me koronavirus dhe dhjetë viktima.

Megjithëkëtë, mikrobiologu Lul Raka tha se tash për tash nuk është diskutuar për mbyllje shkollash, dhe se mësimi do të vazhdojë të mbahet në objekte shkollore sipas planit që tashmë shkollat i kanë bërë. Por, ai shtoi se kjo varet nga situata epidemiologjike në ditët në vijim.

“Gjithçka varet nga situata epidemiologjike. Në Kosovë, ndonëse që nga mesi i muajit shtator janë hapur shkollat, numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus tash për tash po del të jetë i menaxhueshëm. Ato shkolla ku ka pasur të infektuar kanë kaluar në planin C, dhe mësimi mbahet online”, thotë Raka.

Me planin e Qeverisë së Kosovës ka qenë e paraparë që mësimi të niste më 1 shtator, por data është shtyrë për dy javë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Kjo e fundit, atëbotë pati thënë se nuk janë siguruar kushtet e nevojshme për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Qeveria e Kosovës i ka mbyllur institucionet arsimore qysh në mes të marsit, kur edhe janë shfaqur rastet e para me koronavirus. Pjesën e mbetur të vitit shkollor, nxënësit e kanë ndjekur online./ REL

Tags: infektohen 250 nxenes dhe mesuesmbyllen 14 shkollambyllen 14 shkolla ne kosovemesimi online
Previous Post

GJYSHJA TREGON MESAZHET ME MBESËN 17- VJEÇARE NË SIRI: S’NA LËNË TË DALIM, TË NA KËRKOJNË

Next Post

VIDEO EMOCIONUESE/ 6 VITE LARG, MOMENTI KUR ENDRI DUMANI PËRQAFON NËNËN PAS KTHIMIT NGA ‘FERRI’ NË SIRI: : I BUKRI I MAMIT

Related Posts

Presidentja e Kosovës shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë

Vjosa Osmani sot zhvillon vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, niset drejt Zvicrës

03/03/2021
Palmer: SHBA dëshiron të mos humbet kohë për një marrëveshje Kosovë – Serbi

Palmer: SHBA dëshiron të mos humbet kohë për një marrëveshje Kosovë – Serbi

02/03/2021
Votat e diasporës në Kosovë, numërohen mbi 17 mijë fletë, VV kryeson sërish

Votat e diasporës në Kosovë, numërohen mbi 17 mijë fletë, VV kryeson sërish

02/03/2021
Rreth 7 milionë persona vaksinohen kundër Covid-19 në Britani

COVAX bën njoftimin: Kosova do të marr dozat e vaksinave deri në maj

02/03/2021
Foto ilustruese

Kosova në 24 orët e fundit/ Shënohen 8 viktima dhe 488 raste të reja me COVID-19

02/03/2021
Deputetja gjermane për Kurtin: Të çlirohet nga kursi ideologjik

Albin Kurti pret ambasadorin turk/ Ja qëndrimi i kreut të VV për vendosjen e ambasadës në Jeruzalem

01/03/2021
Next Post
VIDEO EMOCIONUESE/ 6 VITE LARG, MOMENTI KUR ENDRI DUMANI PËRQAFON NËNËN PAS KTHIMIT NGA ‘FERRI’ NË SIRI: : I BUKRI I MAMIT

VIDEO EMOCIONUESE/ 6 VITE LARG, MOMENTI KUR ENDRI DUMANI PËRQAFON NËNËN PAS KTHIMIT NGA ‘FERRI’ NË SIRI: : I BUKRI I MAMIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    Rama vizitë zyrtare në Bruksel/ Pandemia, rindërtimi dhe integrimi në BE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U plagos sot në Korçë, kush është Igli Qani, i arrestuar më parë se mbante armë në brez

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zyra e deputetit Vullnet Sinaj/ Rasti i veçantë që mori zgjidhje falë juristëve të zyrës në Vlorë: Shkolla merr emrin e patriotit të vendit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kryemadhi pas firmosjes së marrëveshjes: Bashkimi PD-LSI sinjali më i fortë për të nisur një pranverë të re

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • A do të ketë mbyllje pas orës 18:00? Flet Albana Fico: Asnjë masë nuk do të …

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Termet

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundjet ndihen në Tiranë

03/03/2021
Rama: PD, LSI dhe KÇK, 3 këmbët e të keqes që kërcënon reformën në drejtësi

Rama: PD, LSI dhe KÇK, 3 këmbët e të keqes që kërcënon reformën në drejtësi

03/03/2021
Vasilika Hysi largohet nga PS pak para zgjedhjeve, zbulohet arsyeja e fortë

Vasilika Hysi largohet nga PS pak para zgjedhjeve, zbulohet arsyeja e fortë

03/03/2021
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.