TIRANË – Urgjenca Kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ka mbyllur dyert prej dy ditësh Ky vendim ka ardhur për shkak të rikonstruksionit të spitalit infektiv. Duke filluar nga data 1 janar, në godinën e saj do të trajtohen të gjitha rastet e pacientëve të infektuar me COVID.
Ndërkohë, ndëhyrjet urgjente kirugjikale do të trajtohen në spitalet “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalin e Traumës. Nga dita e sotme deri të dielën, këto ndëhyrje do të kryhen në Spitalin e Traumës, kurse nga dita e nesërme deri të shtunën operacionet kirurgjikle do të bëhen te “Shefqet Ndroqi”.