TIRANË– Procesi i votimit për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka përfunduar. Lajmin e bëri me dije Belind Këlliçi, i cili ndodhet në stadiumin “Air Albania” dhe është zgjedhur kryetari i komisionit. Tashmë ka nisur procesi i numërimit.
Më njoftojnë që procesi i votimit ka mbaruar. Tashmë ka nsiur procesi i numërimit,”- tha Këlliçi ndër të tjera.
Votimi nisi para gjashtë orësh. Të gjithë delegatët e pranishëm u janë përgjigjur pyetjes për shkarkimin ose jo të kryedemokratit Lulzim Basha.