Pas njoftimit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se në datën 1 dhjetor mësimi do të bëhet i alternuar, online dhe fizik në shkolla ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Rama e ka humbur kontrollin e pandemisë dhe nuk ka asnjë plan se çfarë duhet bërë realisht.
Kryedemokrati thekson se “Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!”
Postimi i plotë:
Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër!