Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me gramë kokainë të mbështjellë dhe të ndarë në 17 doza gati për shitje.
Në momentin e arrestimit atij i janë sekuestruar nja sasi parash, që përllogariten në qindra euro.
Shqiptari u ndalua në rrugën “Santa Filomenta”, ndërsa droga dhe paratë janë sekuestruar nga policia. I riu është dërguar në qelitë e paraburgimit dhe brenda pak ditësh do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.