Itali- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Itali. Lajmin e ka bërë të ditur Targaticon, ku shkruan se ai u kap rastësisht me 22,5 kilogram kokainë. Shqiptari me nënshtetësi zviceriane banonte në qytetin e Verzuelo dhe gjatë një kontrolli rutinë të policisë iu gjet droga.
Fillimisht ai u ndalua pasi po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Gjatë kontrollit, në sediljet e pasme atij iu gjetën 3 pako me kokainë. Sipas autoriteteve droga e gjetur shkon deri në 2 milion euro.
Pas arrestimin ai u dërgua në burgun e Cerialdo di Cuneo, ndërkohë që rrezikon që të dënohet me 20 vite burg.