Fredi Kokoneshi, kryebashkiak i Divjakës ka mbërritur në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi mbeti i plagosur me thikë.
Burime bëjnë me dije se kryetari ka 4 plagë në shpinë dhe i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërsa shoferi ka marrë 2 plagë në bark, pasi i ka prekur mushkërinë dhe organet e brendshme.
Gazmend Bullari është në reanimacion dhe nuk do të lëvizet deri sa gjendja e tij të stabilizohet pasi është në gjendje më të rëndë se kryetari.