Të rinjtë në Durrës kishin zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodianin”, në ditën e shtatë të protestës së tyre.
Të pakët në numër ata u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol ne duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe “kush është tjetri”, “Shpresa” “Dinjiteti I policisë”, ata u nisen drejt Drejtorise se Policisë Durrës aty ku dhe kishin vendosur për ta lënë.
Por, marshimi i tyre u ndërpre ne mes nga policia pak metra nga qendra.
Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë personave pjesëmarrës, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.