Policia britanike gjeti më shumë se 1,100 bimë kanabisi me një vlerë në treg prej 200,000 £ në një ndërtesë dy katëshe.
Një emigrant shqiptar ilegal, i cili pasi u zbulua në vendin sekret ku po fshihej, zbriti poshtë nga një tavan i varur, pasi oficerët dëgjuan zhurma dhe i thanë të zbriste.
Shqiptari pranoi para gjykatës se ai po fshihej dhe po kujdesej për bimët e kanabisit, për të shlyer një borxh të tijin prej 20,000 £. I riu shqiptar Klevi Mone, 22 vjeç, pranoi se prodhonte kanabis më 15 gusht.
Policia njoftoi se shkoi në ambientet industriale në Wincolmlee, Hull, si pjesë e një operacioni të madh që synonte ndërtesa tregtare dhe private në qytet.