Me siguri po pyesni veten se cili është ky vend, ku jeta i është kthyer normalitetit, pa maska apo masa kufizuese të pandemisë.
Bëhet fjalë për Uzbekistanin, vendi i parë në botë që ka nisur jetën normalisht.
Diego Gonzales Rivas është një kirurg spanjoll, i cili këtë javë ka qenë dëshmitar se si normaliteti është kthyer në Uzbekistan. Vendi me 33 milion banorë nuk mbajnë maska, mblidhen nëpër restorante dhe organizojnë festa pa rrezik për t’u infektuar. Në një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE para se të kthehej në Spanjë, Rivas e përshkruan gjendjen e përjetuar në vend si të befasishme dhe shumë të çuditshme në të njëjtën kohë.
“Ishte një surprizë, shumë kurioze dhe shumë e çuditshme. E kuptova që këtu nuk ka virus Corona, por ta përjetosh këtë situatë ishte diçka tronditëse dhe m’u deshën dy ditë për t’u përshtatur”, rrëfen ai.
Një tjetër aspekt kyç për suksesin uzbek, sipas kirurgut spanjoll, janë kontrollet e rrepta para hyrjes në këtë shtet, ngase përveç që duhet të kesh një test PCR me rezultat negativ të kryer nga vendi i nisjes, në aeroport të pret një staf profesional që të kryen edhe një test të ri para se të të lejojnë të hysh përfundimisht në vend. Kontrolli në kufi është për të gjithë udhëtarët, nga ku vijnë, kështu që formohen radhë të gjata në aeroport derisa të kalojnë kontrollin e PCR dhe të marrin konfirmimin nga shërbimi mjekësor që personi që dëshiron të hyjë në vend është pa sëmundje dhe në gjendje sanitare për të udhëtuar lirshëm.
Pasi vendi e ka arritur “imunitetin e masës”, autoritetet vendase nuk e kanë prioritet të vetin sigurimin e vaksinës apo planifikimin e shpërndarjes së saj.
Burimi: AS News